Raporto shkeljet e drejtave të punës — pa emër, pa gjurmë, pa frikë. Çdo raportim heton ekipi ynë editorial.
Raporto tani →100% anonim · Nuk ruajmë adresën IP
Sikur çdo vend i botës që bën çdo vit edhe Kosova të hënën shënoi 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës. Duke qenë ditë pushimi dhe për shkak të pakënaqësive me kushtet e punës, dikush organizoi edhe një protestë. Kryeministri Albin Kurti tha se qeveria e tij do të jetë e pakompromis për punëtorët, ndërsa opozita alarmoi se kategori të ndryshme të qytetarëve, përfshirë punëtorët, po e lënë vendin. Sindikatat ndërkaq akuzojnë Kurtin se po i shkatërron ato e shoqëria civile thekson se gratë dhe komunitetet joshumicë janë më të diskriminuarat në tregun e punës.